MENU
klinika

Përfitimet që do të kemi

Pëllumb Pipero: Dielli dhe ajri luftojnë COVID-19, arsyet pse duhet të hapemi

24.05.2020 - 09:52

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, jep një mesazh të rëndësishëm në ditën e Fiter Bajramit, sa i takon situatës së pazakontë të krijuar nga koronavirusi.

Pipero shkruan në “Facebook” se dielli dhe ajri ndihmojnë shumë të mos sëmuremi nga COVID-19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe dikush infektohet, e kalon më lehtë sëmundjen.

“Virusi ende qarkullon, beteja ende vazhdon! Dhjetra here kam theksuar se virusi nuk qendron ne ajer ne mjediset e hapura,ndaj kam inkurajuar dhe spjeguar profesionalisht pse duhet te jemi te vendosur per hapjen e cila deri tani duhej te ishte graduale”, thekson mjeku.

Mesazhi i plotë:

Kujtese per Z. Erion Kristo;nga Mjeku Pipero! Sapo degjova nje thirrje te Zotit Erion Kristo “të iki se i kam çare kokën” pas nje pyetje se kush sheron, djelli dhe ajri apo Pipero, dhe pergjigjes shume te drejte te qytetareve “djelli dhe ajri”, jo Pipero! E vertete, Pipero dhe koleget e tij me bluza te bardha mjekojne, nuk sherojne. Sherimi eshte nderveprim Zot, organizem, mjek! Nderkohe qe dhjetra here kam theksuar se djelli dhe ajri ndihmojne shume te mos semuremi nga Civid 19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe nese infektohemi e kalojme shume lehte semundjen! Kam theksuar dhjetra here se virusi nuk trasmetohet permes ujit, ndaj deti dhe rera jane te keshilluara, pushimet dhe turizmi te inkurajuara. Por nuk rekomandoj “sfiden”, perkundrazi kujdesin! Virusi ende qarkullon, beteja ende vazhdon! Dhjetra here kam theksuar se virusi nuk qendron ne ajer ne mjediset e hapura,ndaj kam inkurajuar dhe spjeguar profesionalisht pse duhet te jemi te vendosur per hapjen e cila deri tani duhej te ishte graduale.

Ketej e tutje vetem e kujdeseshme! Si mjek dhe profesionist i shendetit publik kam mirekuptuar cdo vendim te institucioneve ne respekt te distancimit social, per me teper ne nje mori informacionesh shpesh kontraditore per Covid 19, dhe aq me teper ne nje sere udhezimesh te OBSH shpesh te pa qarta, te pa bazuara, dhe kontradiktore gjithashtu. Ndoshta i kam lodhur qytetaret duke me degjuar cdo nate, ndoshta kam perseritur veten shpesh, por kam qene dhe jam i drejteperdrejte me qytetaret! Shpresoj te mos jem bere “babai i merzitjes”. I perulem mirekuptimit dhe durimit te tyre, dhe tani qe jemi ne fund te kesaj epidemie serish ju kerkoj pak kujdes, asgje me shume! Nderkohe inkurajoj komitetin e eksperteve te jete me i sigurt ne rekomandimin per hapjen e plote, situata epidemiologjike ne vendin tone dhe rajon na e mundeson kete.

Jo nje dite por edhe nje ore me pare se te tjeret te hapemi do kemi shume me teper perfitime. Jo vetem ekonomike por mbi te gjitha psikologjike dhe shendetesore! Kam theksuar te orjentoje gjurmimin e rasteve permes hetimit intelegjent dhe aplikimin e PCR, “tamponit”per rastet me klinike, dhe te planifikoje nje studim seroprevalence per te pare shkallen e ekspozimit e ndertuar strategji per te perballuar nje rikthim te mundshem te epidemise ne fund viti, te cilen une e besoj pak, por nuk e perjashtoj dot, krahas analizave serologjike qe po vazhdojne aktualisht. Keshtu mund te kontrollojme me sukses edhe me tej epidemine. Se bashku si deri tani do e fitojme betejen me Covid 19! Per Zotin Erion besoj te kem qene i qarte dhe korekt!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!