MENU
klinika

Kjo është alarmante!

“Për herë të parë, një Kryeministër që SHBA-të nuk i besojnë!”

02.05.2020 - 17:40

Nëse ndalemi tek një prej deklaratave të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, marrëdhëniet janë mjaft të aferta me BE-në dhe jo njelloj me SHBA-të.

Procesi i negociatave i drejtuar nga Amerika dhe Bashkimi Europian, janë ‘’dy planete krejtësisht të ndryshme.’’, thotë ai dhe sipas këndvështrimit të tij duket qartë se nuk ka një koordinim mes palëve. Së fundmi, Kurti i ka kritikuar SHBA-të, madje duke shpërthyer deri në akuza kundrejt tyre lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve me shtetin serb.

Duke renditur refuzimet e njëpasnjëshme, sot Kosova është më shumë hapa larg miqësisë me Amerikën, duke mos dashur t’i marrë dorën për ndihmë.

Në një nga shkrimet e fundit, edhe Naim  Murseli, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, rrëfen se si përmes bisedave me përfaqësuesit e administratës Trump, është treguar se Kurti ka refuzuar vazhdimisht propozimet e tyre.

Duke shkuar më tej, z. Murseli e quan këtë situate alarmante, duke shtuar se për herë të parë Kosova ka një Kryeministër që SHBA-të nuk i besojnë.

Më poshtë shkrimi i plotë:

“Në bisedat e mia me përfaqësues të lartë të administratës Trump, ata janë shprehur sesi Albin Kurti ka refuzuar vazhdimisht propozimet e tyre. Pavarësisht cila administratë ka qenë. Një Kryeministër që ka dëmtuar thellësisht marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara. Që ka të angazhuar në kabinetin e tij shumë zyrtarë antiamerikan. Për herë të parë në histori të vendit, ne kemi një Kryeministër të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i besojnë. Kjo është alarmante!”

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat