MENU
klinika

Ai i "hapi rrugën"...

Për kinezët, Trump është presidenti më i mirë i SHBA-së!

15.05.2020 - 15:17

Diplomacia kineze nuk ka qenë kurrë më agresive. Asnjëherë nuk ka pasur objektiva të tillë.

“Diplomacia e luftëtarit ujk”, është shenja e një Kine të re, e frikësuar dhe gjithnjë e më e gatshme për të treguar fuqinë e saj.

Dhe ekziston një bashkëpunëtor i vetëm i luftëtarëve të rinj ujqër kinezë: Presidenti Donald J. Trump.

Politika e Trump ka qenë një dhuratë e mbështjellë me ar për Pekinin, duke i krijuar hapësirë ​​që Xi të konsolidojë fuqinë e tij brenda vendit dhe të zgjerojë ndikimin e tij jashtë vendit. Dhe tani, Trump kërkon të largojë vëmendjen nga dështimi i tij katastrofik për të menaxhuar krizën e COVID-19. Ai shpreson se askush nuk do ta vërejë se ai ka qenë presidenti më i mirë i SHBA -së për interesat kineze në historinë e kombit tonë.

Politika e tij katastrofike është, natyrisht, e përqendruar në një miopi shkatërruese. Trump nuk mund të përqëndrohet në ndonjë temë tjetër të lidhur me Kinën për shkak të ëndrrës së tij naive që ai mund të bindte Xi të nënshkruajë një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare.

Në Azinë Juglindore, Kina nuk ka qenë kurrë më e fortë. Në vend që të ndërtojë një aleancë të kombeve miqësore për të kundërshtuar aspiratat e Kinës për të kontrolluar ujërat e rajonit, Trump ka shtyrë çdo aleat rajonal larg nesh. Pas një partneriteti ushtarak 21-vjeçar me Filipinet, presioni kinez dhe neglizhenca amerikane bënë që Presidenti Rodrigo Duterte të “hiqte dorë” nga Shtetet e Bashkuara. Trump nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë.

Japonia dhe Koreja e Jugut janë më të interesuara se kurrë për të ruajtur marrëdhëniet e mira me Kinën, pasi Trump kërcënon të tërheqë trupat nga të dy vendet.

Brenda dhe jashtë Azisë, Kina ndërtoi me sukses një rrjet 5G që do t’i lejojë Pekinit të dominojë rrjetet ndërkombëtare të informacionit për dekada të tëra.

Trump mund të kishte mbledhur partnerët evropianë për të zhvilluar një alternative për sistemin e Kinës, ose të paktën të fillonte punën. Në vend të kësaj, strategjia e vetme e ekipit Trump ishte që të detyrojë sa më shumë vende që të mos bashkëpunojnë me kinezët 5G. Pak e dëgjuan atë.

Në forume ndërkombëtare, tërheqja e ndikimit amerikan krijoi një boshllëk që Kina e mbushi me kënaqësi. Organizata Botërore e Shëndetit është shembulli më i rëndësishëm i këtij fenomeni.

Në mënyrë të ngjashme, kur Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin të gjitha fondet për Fondin e Popullsisë së Kombeve të Bashkuara, Xi u angazhua për të financuar krijimin e 100 qendrave për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në botën në zhvillim.

Dhe në fund, antipatia e Trumpit për të drejtat e njeriut dhe udhëheqjen e demokracisë dhe plaçkitjet e përgjithshme mbi diktatorët më të fortë në botë, kanë shuar shpresat e grupeve dhe disidentëve të pakicave kineze. Trump nuk doli hapur në mbështetje të protestuesve pro-demokracisë në Hong Kong dhe e ka “bërë një sy qorr” për përndjekjen e muslimanëve Ujgurë.

Katër vite të tjera të politikës katastrofike të Trump ka të ngjarë të ndihmojnë Pekinin të shkojë në një pozicion global, nga i cila nuk mund të zhvendoset kurrë.

Chris Murphy është një senator demokrat nga Connecticut.

Përkthyer dhe përshtatur nga USA Today/ konica.al