MENU
klinika

Sfidat që e presin bllokun

Po pas koronavirusit? Këto janë frikërat e BE-së

10.05.2020 - 13:22

BE  rrezikon të shkatërrohet, sipas një historiani të Bashkimit Evropian, i cili ka frikë se vendet do të mendojnë të largohen pas koronavirusit.

Disa zyrtarë të lartë brenda BE kanë frikë se daljet e shumta do të trondisin bllokun pas përgjigjes së tij të dështuar të koronavirusit.

Një historian i BE, Kiran Klaus Patel i tha CNBC  se është e mundur që Spanja, Italia dhe Greqia, të gjithë të mund të nisnin vetë referendumet e tyre të daljes nga BE, për shkak të konflikteve brenda bllokut. Kjo vjen në një kohë krize ekonomike të paparë brenda BE-së, pasi blloku rrezikon një “recesion të përmasave historike” këtë vit. Pandemia e koronavirus pritet të shkaktojë një rënie prej 7.4 përqind të prodhimit ekonomik, e cila mund të shkaktojë “plagë të përhershme” për vendet anëtare.

Ka shumë konflikte brenda bllokut se si të përballen me krizën, me udhëheqësit në Francë, Itali dhe Spanjë që kanë paralajmëruar se mohimi i ndihmës për shtetet e prekura më shumë nga koronavirusi do të rrezikonte të copëtonte BE-në.

IglesiasIglesias

Këtë javë, zv.kryeministri i Spanjës Pablo Iglesias paralajmëroi Bashkimin Evropian që blloku mund të mos i mbijetojë pandemisë koronavirus.

Gjykata e lartë e Gjermanisë tronditi udhëheqësit e BE këtë javë pasi pretendoi se ligjet e BE-së nuk ishin ligjërisht të detyrueshme në Gjermani. Ka frikë në Bruksel se kjo mund të  shkaktojëë një seri lëvizjesh anti-BE dhe sfidat ligjore kundër autoritetit të BE-së dhe marrëveshjeve ekonomike.

Patel i tha CNBC: “Kjo është kriza më e madhe në historinë e integrimit evropian. “Nuk ishte përgatitur për këtë krizë dhe fuqitë e saj janë shumë të kufizuara në luftimin e koronavirusit. Gjatë javëve të fundit, ajo ka krijuar disa masa për të kapërcyer situatën dhe për të shpëtuar projektin e BE”.

Germany

Gazetari i CNBC pyeti: “A mendoni se ato masa do të jenë efektive? Që kur ta kalojmë këtë, ne nuk do të flasim për italianët ose grekët ose spanjollët që planifikojnë referendumet e tyre të daljes?”

Historiani i BE-së u përgjigj: “Kjo është shumë e mundshme për momentin”.

“Masat nuk janë plotësisht të qarta, 450bn euro të përdorura për të luftuar krizën, por hapat e ardhshëm janë të nevojshëm për të rindërtuar ekonominë pas koronës. Pyetja është nëse vendet anëtare të BE do të jenë në gjendje të bien dakord për diçka” shtoi ai.

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’