MENU
klinika

Situata e tensionuar politike pas shembjes së teatrit

Presidenti Meta pret sot në takim opozitën e bashkuar

21.05.2020 - 08:55

Pas një sërë zhvillimesh politike që solli shembja e Teatrit Kombëtar, ku deri më tani janë mbajtur 2 protesta, presidenti Ilir Meta do të mbledhë sot në një takim forcat politike opozitare.

Takimi mes kreut të shtetit dhe opozitarëve jashtëparlamentar do të mbahet tek Vila 4 dhe jo në pallatin e Brigadave siç ishte parashikuar. Ky takim pritet që të nisë pak pas orës 09:00.\

Nuk dihet zyrtarisht se çfarë do të bisedojë presidenti me liderët opozitarë, por nisur nga situata, pritet që të flitet për gjendjen aktuale politike në vend.