MENU
klinika

Dëmtime kronike pas Covid

Profesori italian shpjegon çfarë ndodh me trupin tonë nëse infektohemi nga koronavirusi

15.05.2020 - 11:14

Fatkeqësisht, për t’u larguar Covid-19 do duhet ende kohë, dhe jo vetëm sepse ende nuk ka një vaksinë. Tani që mjekët kanë filluar të dinë gjithnjë e më shumë, një fakt alarmant është shfaqur: një në tre raste do trashëgojnë sëmundje kronike

“30% do të kenë probleme me frymëmarrjen”

Mushkëritë, organet e preferuara nga Coronavirus, janë ato që përballen me komplikime, por jo të vetmet. Organet e tjera që mund të preken drejtpërdrejt nga virusi pjanë veshkat dhe mëlçia

“Rreth 30% e pacientëve të rikuperuar nga Covid do të jenë të sëmurë kronikë me problem të mushkrive”, thotë Prof. Maurizio Viecca, shefi i Kardiologjisë në spitalin Sacco në Milano, I cili ka paralajmëruar strukturat shëndetësore që do të duhet të merren me pacientët e rinj, të cilët do të duhet të monitorohen me kujdes për të kuptuar sa në të vërtetë rrezikojnë dëmtime të përhershme.

“Shumë tromboza në gjak”
“Këtu kemi pasur njerëz të shëruar që janë rikthyer në spital pas një muaji me emboli, phlebitis dhe vaskulit”, nënvizon Viecca, i cili ka zhvilluar një protokoll të ri terapeutik (i miratuar edhe në Shtetet e Bashkuara) në pacientët më seriozë I cili konsiston në trajtimin e pacientëve Covid me pesë ilaçe, dhe që kanë treguar rezultate të shkëlqyera.

Post skenarët e fshehtë

Edhe nëse ende nuk ka filluar, për periudhën pas-Covid do të jetë e nevojshme “të zbatohet mjekësia territoriale në mënyrë që të ndiqen të sëmurët kronikë në shtëpi”, sugjeron Viecca. “Në muajt e fundit kemi zbuluar se Covid është një sëmundje që lë shenja të rëndësishme”, shpjegon doktor Luca Lorini, drejtor i kujdesit intensiv në Bergamo.
“do të kemi një kategori të re të pacientëve”

“Në Kinë, ku filloi Covid, një në tre pacientë pas shërimit treguan ulje të aftësisë së frymëmarrjes në masën 30%. Në praktikë, problemet mund të shfaqen edhe pas një shëtitje të zakonshme. Do të ketë një grup pacientësh të rinj që do të kenë mbetje fibrotike pulmonare dhe do të bëhen një kategori e re e pacientëve me sëmundje të mushkërive dhe problem të tjera të frymëmarrjes”, thotë Luca Richeldi, pulmonolog në Poliklinikën Gemelli në Romë, anëtar i
Komitetit Shkencor dhe Teknik dhe president i Shoqatës Italiane të Pulmonologjisë.

Skenari i trishtuar konfirmohet edhe nga profesori Massimo Galli del Sacco nga Milano, për të cilin në shumë raste problemet në mushkëri do të jenë të pakthyeshme.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!