MENU
klinika

Në Premier League

Propozimi, do të shkurtohet minutazhi i ndeshjes?

05.05.2020 - 11:42

Nga Anglia vjen një tjetër propozim interesant. Sipas shefit ekzekutiv të Shoqatës së futbollistëve Profesionistë, Gordon Taylor, ndeshjet e Premier League mund të shkurtohen në minutazh. Kjo ide është hedhur edhe nga menaxherët e futbollistëve që ndeshjet të mos jenë këtë periudhë nga 45 minuta pjesa.

Ende nuk është përcaktuar se sa mund të jenë pjesët e lojës, por mendohet 35-40 minuta secila pjesë, duke shkurtuar 10-20 minuta në total. Në Angli dhe jo vetëm nuk luhet që nga 11 marsi dhe futbollistët, sado që të stërviten, nuk mund të vijnë në formën optimale fizike në pak kohë, ndaj duke ulur minutazhin, edhe dëmtimet do të ishin më të pakta.

Pikërisht për t’u ardhur në ndihmë futbollistëve në këtë periudhë, FIFA ka lejuar që në këto kohë të aplikohen deri në 5 zëvendësime, çka do t’u jepte mundësive skuadrave të fitonin freski fizike, sidomos në pjesën e dytë, kur kujtojmë që do të do të luhet në qershor dhe korrik, ku temperaturat janë të larta.

Premier League pritet të nisë në javën e dytë të qershorit, më saktë data 13 ose 14 qershor shihet si ristarti i mundshëm. Ndërkohë që ndeshjet mund të bëhen në 8 stadiume neutrale larg qendrave të banuara, për të shmangur kështu grumbullimet e tifozëve dhe për t’ia bërë më të lehtë policisë administrimin e ndeshjes. Është menduar edhe për tifozët, për të cilët një pjesë e ndeshjeve mund të transmetohen direkt në youtube.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN