MENU
klinika

"Reforma zgjedhore nga Vasili është sikur..."

Ralf Gjoni: PD është në krevat me PS

14.05.2020 - 12:33

Deputeti Ralf Gjoni thotë se PD- PS dhe LSI vazhdojnë t’i shkelin syrin njerit tjetrit për reformën zgjedhore pasi nuk hapin listat.

Gjatë fjalës së tij në seancë plenare teksa theksoi se Rama dhe Basha kanë frikë nga listat e hapura, Gjoni thotë se votimi i zgjedhoren sipas tij nga Gjiknuri, Bylykbashi dhe Vasili është njësoj sikur t’i urinosh në kokë shqiptarëve, sepse sipas tij PS dhe PD padiskutim që flenë bashkë në krevat.

“Jemi në një javë të rëndësishme dhe ditët e javët e ardhme do të jenë kritike sa I përket demokracisë. Ndërkohë që sot diskutojmë për energjinë, çdo shqiptar i ndershëm, që nuk i përket komitetit të lëpirësave të lolipop, sot bëjnë një pyetje të thjeshtë. Pse ka frikë Rama nga listat e hapura?

Pse propozimi im për ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe hapjen e listave mbështetur nga shqiptarët hartuar bashkërisht me një grupim të rëndësishëm nuk është futur për trajtim në parlament, por trajtohet nga Damian Gjinkuri për reformën zgjedhore dhe thotë që do të shihen nga ekspertët nëse përputhem me kushtetutën. Nëse ndryshimi i sistemit kërkon përputhje me kushtetutën hajde ta diskutojmë. E keni kthyer kushtetutën si prostitutat e Amsterdamit.

Sot shqiptarët diskutojnë të drejtën e votimit të lirë dhe të barabartë. Po kërkojmë diçka thelbësore. Nuk e duam për vete, por për shqiptarët. Nuk e bej se ju zoti Ruçi keni frikë nga listat e hapura jo nuk e besoj. Ka ardhur momenti të flasim hapur sy më sy dhe ballë për ballë. As Elisa nuk ka frikë nga listat e hapura, sidomos Elisa, nuk besoj fare, e kam seriozisht.

Ka shumë socialiste që janë pro ndryshimit të sistemit, ka shumë socialistë që nuk kanë frikë nga listat e hapura dhe janë gati të garojnë që nesër, por përse Rama vazhdon i shkel syrin Sali Berishës, s’po e quaj Bashën se ai fle gjumë.

Që PD është në krevat me PS në këtë moment nuk ka diskutim, por ata të LSI nuk i kuptoj më që prej 2017. Më e fortë është Rudina Hajdari sesa Vasili. Ti shesësh shqiptarëve idenë që reformimi i sistemit do vijë nga Vasili, Bylykbashi dhe Gjinkuri, më falni për shprehjen, por kjo është sikur ti urinosh mbi kokë të gjithë shqiptarëve.

Nëse vazhdojnë të luajnë lojëra prania jonë në atë Këshill duhet të diskutohet. Unë do ti shkoj deri në fund dhe do të diskreditojmë cdo kënd që do të votojë paloreformat e këtyre. Do angazhohem ti denoncoj një nga një tek SPAK dhe të provoj që SPAK nuk fle gjumë si Lul Basha.”– tha Gjoni.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!