MENU
klinika

Rregullat e reja për fundjavën

Rama: Nga e hëna gjithçka e hapur me përjashtim të këtyre aktiviteteve

15.05.2020 - 17:12

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rregullat e reja të situatës së COVID-19 për fundjavën. “Lëvizja e numrave nëse do vazhdojë të jetë kështu, do jetë problem! Në këtë situatë, në këtë fazë, secili prej nesh është vendimtarë.

Sjellja në raport me rregullat është decizive, se në kushtet e hapjes nuk është cështje ekskluzive e policisë, task forcave”, shkruan Rama. Kjo dalje për mediat vjen pas një rritje të numrit të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nga e hëna do të ketë një hapje tërësore me përjashtim të transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore. “Vijon të lexoj sojin e papërgjegjshëm, që ky është grip, që kjo është kot, nuk ka asgjë, njëri sot, shkruante se po tani, po bëhet për protestat. Këto broçkulla ju lutem ti lëmë, ti referohemi shkencës dhe burimeve zyrtare të informacionit. Të mos merremi me llafe, që janë hapur të gjithë.

Ne nga e hëna përvec transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura nuk do të ketë asgjë mbyllur. Hiq transportin publik, që është problemi i madh në këto kushte, por nuk e hapim ende. Hiq edhe baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, palestra, teatro, kinema, club-e nate apo lokale lodrash për fëmijë, gjithë tjetër do të jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh, sidomos me baret dhe restorantet” tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!