MENU
klinika

Rregullat strikte

Rezidenca Studentore në Tiranë: Godinat hapen më 18 maj

14.05.2020 - 16:24

Rezidenca Universitare Studentore nr 2 në Tiranë, ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë studentët që banojnë në konvikte gjatë periudhës së studimeve.

Duke filluar prej datës 18 maj, godinat e Sektorit Inxhinieri pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.2 do të rihapen për studentët, por duke zbatuar me përpikmëri rregullat strikte të vendosura, sipas protokolleve dhe udhëzimeve bazuar në vendimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përmes një shënimi në facebook, RSU bën me dije se udhëzimet e përcaktuara do të gjenden të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

*NJOFTIM

Të nderuar studentë të Rezidencës Studentore Universitare Nr.2,

Duke iu referuar situatës në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, ju bëjmë me dije për vendimin e marrë në lidhje me rihapjen në shërbim të studentëve të godinave akomoduese të RSU2.

Duke filluar prej datës 18 maj, godinat e Sektorit Inxhinieri pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.2 do të rihapen për studentët, por duke zbatuar me përpikmëri rregullat strikte të vendosura, sipas protokolleve dhe udhëzimeve bazuar në vendimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Udhëzimet e përcaktuara do ti gjeni të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Stafi i RSU2 do të jetë në çdo moment në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Duke ju uruar më të mirat për ju dhe familjet tuaja, shihemi më 18maj!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!