Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se Washingtoni dëmton ligjin ndërkombëtar për bashkëpunimin në shëndetësi pasi SHBA i dha fund marrëdhënieve të saj me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Maria Zakharova tha për agjencinë e lajmeve TASS se bota duhet të konsolidojë përpjekjet e saj për të luftuar pandeminë COVID-19.
Fotografia e trishtuar që u shfaq në sistemin shëndetësor të SHBA-së gjatë pandemisë e lë Washingtonin pa shteg për të folur për udhëheqjen në fushën e shëndetësisë, tha ajo.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se Washingtoni i jep fund marrëdhënieve të tij me OBSH-në pas një shqyrtimi disamujor që ai urdhëroi.
Trump tha se po ndërmerr aksionin “sepse ata nuk kanë arritur të bëjnë reformat e kërkuara dhe shumë të nevojshme” pasi ai ndaloi financimin e Washingtonit për shkak të shqetësimeve se organi shëndetësor i OKB-së nuk trajtoi si duhet shpërthimin e koronavirusit.