“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje! Kam hernie diskale dhe sëmundja është në fazat e para të zhvillimit të saj por ka dhe në raste që përkeqësohet, çfarë mund të bëj në kushte shtëpie për të lehtësuar dhimbjet?
Mjeku: Ajo që ne u këshillojmë eshte te qendroni në krevat. Shkencërisht duhet që të përdorni procedura të ftohta. Pra, ndonjë kallëp akulli, si ato që mbahen në frigorifer. Normalisht të jetë e mbështjellë me peshqirin jo në kontakt me lëkurën.
Përsa u përket medikamenteve, mund të përdorni antiflamatorë të thjeshtë duke nisur që nga paracetamoli dhe deri tek voltareni.
Gjithashtu, eeini në atë pozicion që i lehtëson dhimbjet.
Duhet të bëni aktivitet fizik aq sa i lejon dhimbja. Në kushtet e shtëpisë do të rekomandoja një regjim të detyruar nga dhimbja. Nuk them regjim absolut shtrati. Mund te beni aktivitetin tuaj fizik, por duke respektuar dhimbjet.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.