MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa i lartë duhet të jetë jastëkun që fle?

31.05.2020 - 13:29

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Më shqetëson prej kohësh një dhimbje qafe deri në shpatulla. Dua të di sa i lartë duhet të jetë jastëkun që fle?

Mjeku: Jastëku duhet të jetë aq i lartë dhe aq i ulët sa koka dhe qafa të jenë të mbështetura plotësisht dhe rehat në pozicionin e zgjedhur të gjumit.

Një njeri që fle përmbys ka nevojë për një jastëk shumë të ulët, pothuajse krejtësisht të sheshtë. Edhe pse nuk siguron shumë mbështetje për kokën dhe qafën, ky lloj pozicioni lejon që shpina dhe shtylla kurrizore të jenë më afër shtrirjes ideale.

Ndërsa njerëzit që flenë me shpinë dhe nga njëra anë kanë nevojë për jastëkë më të lartë, sepse sigurojnë mbështetje për kokën dhe qafën në të tilla pozicione.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.