MENU
klinika

Raporti i të ardhurave

Sa ishte fitimi i bankave gjatë tremujorit të parë?

12.05.2020 - 10:21

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, bankat raportuan një fitim prej 1.4 miliard lekësh në tremujorin e parë të vitit, me një rënie prej 3. 6 miliardë lekë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si pasojë e kufizimit të aktivitetit ekonomik, nga masat për mbrojtjen ndaj COVID-19.

Rënia e fitimit i adresohet uljes së të ardhurave bruto me 1 miliard lekë, duke zbritur në 12 miliardë lekë totali.

Rritja e shpenzimeve për provigjione me 2 miliardë lekë, si rrjedhojë e provigjionimeve për kreditë e humbura dhe shpenzimet jo interesi u rritën me 643 milionë lekë.

Bankierët pohojnë se kreditë që u ristrukturuan duke filluar nga muaji mars nuk përfshihen si problematike për marsin.