MENU
klinika

Pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar

Shanset e Shqipërisë për negociata me BE, flet komisioneri i zgjerimit Varhelyi

19.05.2020 - 18:29

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka folur sot për shembjen e teatrit Kombëtar. Ka qenë një pyetje nga titullari i Grupit PPE, eurodeputetit Michael Gahler që ka sjellë dhe reagimin e komisionerit Varhelyi. (Video: 17:36)

“Javën e kaluar, shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën në mëngjes të jep përshtypjen nëse qeveria do gjithashtu të shkatërrojë ambicien për të punuar për 15 pikat, të paktën që duhet të përmbushë për të fituar besueshmëri për negociatat me BE. Si e komentoni?”, e ka pyetur Gahler në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ndërsa diskutohej për Buxhetin e Partneritetin Lindor.

Komisioneri Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se vërtet çdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje. “Për shembjen në fundjavë në Tiranë, po ka një debat që po vijon në vend dhe po debati arriti një pik të dielën kur godina e teatrit u shemb. Kam folur me kryeministrin e Shqipërisë në telefon. Kemi diskutuar për nevojën që duhet të kemi një qasje më të koordinuar dhe skena të tilla është e mira të evitohen por gjithashtu e kuptoj se është e drejta e vendit të vendosë vetë për Teatrin Kombëtar pa iu thënë se çfarë teatri duhet të ndërtojnë por ajo që është e rëndësishme se nuk duhet të bëhet në një mënyrë konfrontimi dhe pa përfshirë grupet e interesit në proces”, tha Varhelyi. (VIDEO- 17:50)

Michael Gahler është Eurodeputet (PPE, Gjermani) koordinator për çështjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane e koordinator i tij në Komisionin e Jashtëm.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!