Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj njofton se shteti ka vendosur të paguajë interesat e kredisë për bizneset që kanë aplikuar për kredi në bankat e nivelit të dytë, pjesë e Garancisë Sovrane 1.
“Në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve, formalizuam premtimin për subvencionimin e interesave të huave, pjesë e Garancisë Sovrane 1. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi rimbursimin e interesave për Garancinë e Huasë Shtetërore 1 për të gjitha subjektet përfituese në të gjitha bankat e nivelit të dytë”, shkruan ministrja Denaj.
Sipas Denaj, ky vendim do të reduktojë barrën e tregtarëve dhe shoqërive tregtare që përfitojnë nga kjo Marrëveshje Garancie, do të zbusë efektet financiare për sipërmarrësit në reagimin ndaj COVID 19 dhe do lehtësojë sigurimin e fondeve për vijimësinë e pagesës së punonjësve në sektorin privat.
REAGIMI I PLOTË:
Në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve, formalizuam premtimin për subvencionimin e interesave të huave, pjesë e Garancisë Sovrane 1.
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi rimbursimin e interesave për Garancinë e Huasë Shtetërore 1 për të gjitha subjektet përfituese në të gjitha bankat e nivelit të dytë.
Ky vendim do të:
-reduktojë barrën e tregtarëve dhe shoqërive tregtare që përfitojnë nga kjo Marrëveshje Garancie
-zbusë efektet financiare për sipërmarrësit në reagimin ndaj COVID 19
-lehtësojë sigurimin e fondeve për vijimësinë e pagesës së punonjësve në sektorin privat
Me rreth 400 aplikime të sektorit privat në proces, për një shumë përmbledhëse mbi 45% të Garancisë, kanë filluar të disbursohen shumat e para nga kjo kredi të përfitim të punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Gjej rastin të ftoj përsëri bizneset e interesuara të përdorin mundësinë e Garancisë Sovrane, duke përfituar:
– nga ky rimbursim i interesit
– nga koha prej 3 muajsh për të drejtën e mospagimit të principalit të kredisë