MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Si koronavirusi i ka “gjunjëzuar” tre fuqitë e mëdha…

06.05.2020 - 16:21

Kriza COVID-19 tregon tre gjëra: fundin e projektit të integrimit të Evropës, fundin e një Amerike të bashkuar, dhe fundin e një marrëveshje të nënkuptuar shoqërore midis shtetit kinez dhe qytetarëve të tij.

Si rezultat, të tre fuqitë do të dalin nga pandemia, më të dobëta.

Fillojmë me Evropën. Ashtu si me krizën e eurozonës 2010-12italianët janë ndier të braktisur nga partnerët e tyre evropianë në një moment krize ekzistenciale, duke krijuar terren pjellor për politikanët. Imazhet e viktimave të COVID-19 të Bergamos, do të qëndrojnë për një kohë të gjatë në kujtesën kolektive italiane.

Asnjë projekt i integrimit politik nuk mund të mbijetojë me vende që nuk ndihmojnë fqinjët e tyre në periudha të mira, dhe as në kohë fatkeqësie.

Rënia e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë, është e parashikuar. Edhe para krizës COVID-19, institucionet kryesore të SHBA-së sinjalizuan shkatërrimin: presidenca e Donald Trump, Kongresi, Gjykata eLartë e politizuar, copëtimi i federalizmit, etj.

Sidoqoftë, shumë prej  amerikanëve janë të bindur se pikat e forta tëtyre, përfshirë universitetet, media, dhe aftësina teknologjike, si dhe epërsia globale të dollarit, sigurojnë rezistencën që i duhet Amerikës që  të ruajë vendin e vet.

Por deri më tani, vendi më i pasur në botë ka qenë deri tani më i keqi në përballimin e pandemisë. Megjithëse SHBA ka më pak se 5% të popullsisë në botë, ajo aktualisht përbën rreth 24% të vdekjeve totale të konfirmuara të COVID-19 dhe 32% të të gjitha rasteve.

Duket se besueshmëria e Amerikës dhe udhëheqja globale janë zhdukur nga shtrirja perandorake (lufta në Irak), një sistem i ngurtë ekonomik (kriza globale financiare), mosfunksionimi politik (presidenca e Trump), dhe tani paaftësia në trajtimin e COVID- 19.

Sigurisht, do të ishte alarmante  të shiheshin dështimet e mëdha të Amerikës përballë krizës COVID-19 si kërcënuese për demokracinë apo kombësinë e SHBA.

Në fund, është Kina. Që nga koha e Deng Xiaoping, vendi ka lulëzuar me një marrëveshje të thjeshtë, të nënkuptuar: qytetarët heshtin, dhe shteti, nën kontrollin e Partisë Komuniste të Kinës, garanton rendin dhe prosperitetin. Por kriza COVID-19 e kërcënon këtë pakt në dy mënyra.

Së pari, trajtimi fillestar i tmerrshëm i pandemisë, dhe fshehja e të vërtetës për shpërthimin e COVID-19 në Wuhan. Numri i vërtetë i vdekjeve COVID-19 i Kinës, i cili është pothuajse me siguri më i lartë nga sa pranojnë autoritetet, një ditë do të zbulohet.

Së dyti, pandemia mund të shkaktojë probeme për tregtinë, investimet dhe financat. Nëse bota deglobalizohet si rezultat i COVID-19, vendet e tjera me siguri do e humbasin besimin tek Kina. Në mënyrë të ngjashme, më shumë kompani kineze do të bllokohen nga investimet jashtë vendit, dhe jo vetëm për arsye sigurie – siç ka sinjalizuar kohët e fundit India, për shembull.

Kriza COVID-19 do të dëmtojë perspektivat afatgjata ekonomike të Kinës.

Ne kemi jetuar për ca kohë në një botë G-minus-2 të udhëheqjes së dobët nga SHBA dhe Kina. Të dyja na kanë ofruar luftëra tregtare dhe erozionin e institucioneve ndërkombëtare.

Duke dobësuar më tej kohezionin e brendshëm të fuqive udhëheqëse të botës, kriza COVID-19  do ta lërë botën edhe më të paqëndrueshme dhe të prirur ndaj konflikteve.

Ndjenja e tre “fundeve” në Evropë, Amerikë dhe Kinë është shtatzënë me mundësi të zymta gjeopolitike.

Arvind Subramanian, një ish këshilltar kryesor ekonomik i qeverisë së Indisë, është një bashkëpunëtor i në Institutin Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare dhe pedagog në Shkollën e Qeverisë John F. Kennedy të Harvardit.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al