“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Jam një nënë e re. Si ta kuptoj se bebeja ime po merr qumësht mjaftueshëm?
Mjeku: Shumë nëna shqetësohen se nuk janë duke prodhuar qumësht të mjaftueshëm për foshnjët e tyre, por shumica e nënave prodhojnë qumësht të mjaftueshëm.
Këtu janë 3 mënyra se si ta dini se a është duke marrur qumësht të mjaftueshëm foshnja e juaj:
– Një foshnjë 1 muajshe e cila ushqehet mirë, gjithmonë do të ketë jashtëqitje të verdhë të errët. Disa kanë jashtëqitje çdo herë që hanë. Foshnja juaj do ti ndërrojë pelenat e saj 6 deri në 8 herë në qoftë se ushqehet në rregull.
– Foshnja juaj është duke shtuar mesatarisht nga 30 gram çdo 3 muaj, dhe 15 gram nga muaji 3 deri në muajin e 6.
– Jeni duke e ushqyer shpesh, së paku 7 herë mbrenda 24 orëve (gjatë muajit të parë duhet ta ushqeni edhe më shpesh).
Edhe në qoftë se foshnja juaj dëshiron të ushqehet tërë kohën, nuk do të thotë patjetër se është e urritur. Disa foshnje ushqehen për shkak të rehatisë që e ndjejnë, ose thjesht se kanë nevojë që të jenë pranë nënës së tyre.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.