MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të shpëtoj nga herpesi?

22.05.2020 - 12:13

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të shpëtoj nga herpesi?

Mjeku: Çdolloj herpesi është i dhimbshëm dhe shqetësues. Qoftë i shoqëruar me acarim lëkure ose jo, ai ta bën jetën shumë të vështirë. Fatmirësisht, ekzistojnë ilaçe mjaft efikase kundër tij. Nëse ndiqni këshillat e këtij kapitulli, do ta riktheni virusin në gjendje të fjetur dhe praktikisht të padëmshme. Kohëzgjatja e këtij procesi varet nga një numër faktorësh si, koha që ka kaluar virusi në organizmin tuaj, mënyra e jetesës (nëse jeni të ekspozuar ndaj një mjedisi toksik që ushqen virusin) dhe në varësi të sistemit imunitar (nëse ai nuk është dëmtuar nga mjekimet e gabuara). Ky proces mund të zgjasë nga tre muaj deri në një vit e gjysmë. Kujdesuni për trupin dhe sistemin tuaj imunitar duke u ushqyer shëndetshëm, duke u stërvitur dhe fjetur mjaftueshëm. Për informacione të mëtejshme lexoni pjesën e katërt të librit.

Ushqimet kurative
Disa ushqime janë mjaft efikase në trajtimin dhe kurimin e herpesit të shoqëruar ose jo me acarime të lëkurës. Sipas rastit, ato sulmojnë virusin, ndihmojnë organizmin që të ripërtërihet nga neurotoksinat, përforcojnë sistemin imunitar, kurojnë sistemin nervor, qetësojnë inflamacionin e lëkurës dhe detoksikojnë trupin. Frutat ideale për të trajtuar herpesin janë boronicat e egra, arrat e kokosit, papajat, mollët e kuqe, dardhat, karçofët, bananet, patatet e ëmbla, spinaqi, shpargujt, marulet (varietetet që janë me gjethe jeshile të errët ose të kuqe), bishtajat dhe avokadot.

Bimët dhe suplementet kurative
AAL (acidi alfa-lipoik): antioksidues që riparon dhe përforcon zonat e sistemit nervor të dëmtuara nga virusi i herpesit.
Magnezi: pakëson inflamacionin dhe qetëson nervat, duke limituar ënjtjen e tyre dhe spazmat. Gjithashtu, ndihmon muskujt pranë nervave të dëmtuar.
• MSM (metilsulfonilmetani): u rikthen fleksibilitetin dhe përkulshmërinë nervave të tendosur nga inflamacioni.
• Vitamina B12 (si metilkolbalamin dhe/ose adenosilkobalamin): riparon dhe përforcon zonat e sistemit nervor të dëmtuara nga virusi.
AEP (acidi eikosapentanoik) dhe ADH (acidi dokosahekzanoik): riparojnë dhe përforcojnë zonat e sistemit nervor të dëmtuara nga virusi. Sigurohuni që të përdorni ato me burim vegjetal dhe jo shtazor.
• Lobelia13: e shkatërron menjëherë virusin.
• Kamomili me lule të madhe: pakëson inflamacionin në sistemin nervor.
• Lulëkuqja e Kalifornisë: pakëson inflamacionin dhe qetëson nervat, duke limituar ënjtjen dhe spazmat.
• Rrënjët e jamballit: pengojnë zhvendosjen dhe shumimin e qelizave virale.
• Zinku: pakëson reaksionet inflamatore të shkaktuara nga neurotoksina që lëshon virusi i herpesit.
• Aminoacidi L-lysine: pengon zhvendosjen dhe shumimin e qelizave virale.
• Seleni: riparon nervat e dëmtuar që ndodhen pranë lëkurës.
• Gjethet e hithrës: qetësojnë dhimbjet dhe inflamacionin e shkaktuar nga shpërthimi i herpesit

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.