31.05.2020 - 14:41
Sot në orën 17:00 Këshilli Politik mblidhet për herë të fundit para përfundimit të afatit 31 maj të dakordësuar mes palëve për përfundimin e Reformës Zgjedhore.
Tre pika janë barrierat që po ndajnë palët nga marrëveshja, depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.
Për dy të parat ka një përplasje mazhorancë- opozitë, kurse për sistemin më shumë ngulmon Rudina Hajdari e opozitës parlamentare.
Prej më shumë se dy ditësh mbledhjet e Këshillit Politik nuk kanë pasur fryte teksa pritet të shihet sot kur kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i afatit.