MENU
klinika

"Elementët shtesë të sigurisë kosto financiare"

Stomatologët në Durrës paralajmërojnë rritje të çmimeve për shërbimet

13.05.2020 - 14:19

Mjekët stomatologë në Durrës paralajmërojnë rritje të çmimeve për shërbim e stomatologjisë. Elementët shtesë të sigurisë për sa i përket pandemisë COVID-19 sjellin në mënyrë të pashmangshme rritje të kostove për dentistët.

Nga krahu tjetër të gjithë elementët duke nisur nga maskat, kostumet një përdorimëshe, qeset për këmbët etj, janë rritur disa fish. Kështu deklaroi mjekja stomatologe Elsdona Spiri në një intervistë. Ajo tha se çmimi mund të rritet nga 500 deri në 1 mijë lekë të reja, ndërsa stomatologët si profesione të lira nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti.

Stomatologët kanë nisur punë pas dy muaj ndërprerje dhe për sigurinë e pacientëve janë shtuar elementë për të shmangur infektimin nga koronavirusi. Edhe urdhri i farmacistëve doli me një peticion në lidhje me një sërë kërkesash për ndihmë nga na e qeverisë,  tha mjekja stomatologe.

Edhe parukeritë në masë të madhe kanë rritur çmimin me 100 lekë të reja në Durrës për pajisjen me maskë dhe elementë të tjerë për klientët e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kujdesi oral në Gjirokastër

Vetëm të rinjtë kujdesen për dhëmbët

Vendimi nga Autoriteti i Konkurrencës

Dentistët urdhërohen të pezullojnë fiksimin e çmimeve


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!