MENU
klinika

Mes tyre dhe Shqipëria

Turistët italianë “të padëshiruarit e Europës”! Corriere: Vendet ku na është hapur dera!

31.05.2020 - 11:50

Italianët që kanë në plan të kalojnë pushimet veriore jashtë do të duhet të kënaqen me pak destinacione këtë vit sepse turistët me prejardhje nga Italia nuk janë për momentin “të dëshiruar” në shumë vende europiane. Kjo evidentohet nga “Corriere” në Itali që evidenton se cilat janë vendet ku mund të pushojnë italianët këtë vit. Në listën e vendeve, figuron edhe Shqipëria.

“Mes JO-ve më të forta është ajo e Greqisë që javën e kaluar ka njoftuar listën e 29 shteteve, turistët e të cilëve mund të vizitojnë vendin duke nisur nga 15 qershori. Lista mund të përditësohet në fillimet e muajit korrik, ndaj turistët italianë mund të shpresojnë akoma. Dyert për turistët italianë janë mbyllur në 22 vende europiane. Në krye të listës është Austria që nga 15 qershori do të lejojë qarkullimin e lirë pa asnjë kontrol me Gjermaninë, Zvicrën e Lihtenshtejnin por jo me Italinë, që konsiderohet akoma si burim infeksioni” shkruan ‘Corriere’.

Por cilat janë vendet që duhen marrë në konsideratë për pushimet pas karantinës?

Sigurisht Franca ku nga 15 qershorit do të hiqen kontrollet kufitare. Për të hyrë mjafton një vetë-certifikim i shëndetit të mirë. Edhe Holanda hapet pa kushte për qytetarët e BE-së. Po ashtu, Portugalia me sloganin ‘Të pastër dhe të sigurtë” (Clean & Safe) mirëpret turistët e huaj.

I njëjti diskutim bëhet për Spanjën që pas një muaji do të heqë detyrimin e karantinës për turistët e huaj, ndërsa kompanitë ajrore duhet të riaktivizojnë lidhjet e mëparshme me destinacionet turistike. Edhe Turqia nuk do të heqë dorë nga turistët e huaj dhe në mesin e qershorit do të hapë kufijtë.

Pas shumë pikëpyetjeve edhe Kroacia që varet fort nga turizmi do t’u lejojë italianëve që të shijojnë detin e mrekullueshëm të saj por duhet bërë më parë rezervim.

Në të njëjtën linjë është edhe Sllovenia, dhe po ashtu edhe Lituania.

‘Corriere’ evidenton se “dyert hapen nga fillimi i qershorit edhe nga Shqipëria” ndërsa Serbia i ka hequr vulat në kufi që prej 22 majit. Kosova ndërkohë, do të lejojë hyrjen e turistëve nga mesi i muajit qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Planet po hasin "shtrembërime të rënda"

CNN/ Si do e shpëtojë Europa ekonominë?

Pas lehtësimit të masave kufizuese

Europa po krijon ‘flluskën e parë të udhëtimit’