MENU
klinika

“Teatri i ri, do jetë bizhuja e Tiranës”

Veliaj: Askush s’mund ta pengojë zhvillimin e qytetit

20.05.2020 - 14:14

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve në Rr. “Kadri Kërçiku”, në “Qytetin Studenti”.

Ai shtoi se puna në këtë lagje do të vijojë edhe me ndërtimin e konvikteve të reja, ndërsa theksoi se rregulli i këtij qyteti është që, “askush dhe për asnjë arsye nuk e zapton pronën publike”.

Veliaj nënvizoi se aty ku ka pasur bashkëpunim, puna ka ecur më shpejt.

Jam mirënjohës për qytetarët që kanë bashkëpunuar, rruga mbaroi shumë shpejt. Kur ka bashkëpunim, puna mbaron shpejt; kur bllokojmë njëri-tjetrin, si tek Astiri dhe Teatri, do t’i kishim mbaruar këto punë, por sapo i kemi nisur. Ndaj, nëse do kishim bërë përjashtime, fjala vjen do t’i lejonim zaptuesit e Qytetit Studenti, por jo ata të Teatrit, apo nëse do lejonim zaptuesit e një kopshti dhe jo ata te Astiri, do kishte të drejtë secili të thoshte se këtu ka diskriminim. Por, përsa kohë që rregulli në këtë qytet është që ti nuk zapton dhe ti nuk e pengon qytetin të zhvillohet, atëherë kjo vlen për këdo”, tha Veliaj, i cili shtoi se: “Na duhet ende bashkëpunim te Astiri sepse kemi akoma punë për të pastruar çibanët e vegjël, që të sigurohemi që ajo të jetë një arterie ekonomike dhe transport i rëndësishëm për Tiranën.

Na duhet ende bashkëpunim tek Teatri: 22 vite debat dhe dy vite e gjysmë konsultime morën fund, tani le të shohim përpara. Kush mendon se ato parti që nuk e shpallën kurrë monument kulture, as e financuan kurrë artin, nuk ka kuller në Tiranë dhe Prishtinë që nuk e kupton se me ne mund të ketë pakënaqësi, jemi larg të qenit perfekt, por diferenca mes nesh dhe atyre që të japin dru që në sekondën e parë kur nuk bie dakord me ta, është dita me natën.

Nëse duhet bashkëpunim për të bërë një rrugë, një shkollë, një çerdhe a një kopsht, duhet patjetër bashkëpunim për të bërë autostrada dhe teatër. E kam shtrirë dorën e bashkëpunimit; kemi 3-4 muaj kohë për ta detajuar, për t’u siguruar që nuk i mungon asgjë për të pasur ndoshta bizhunë më të bukur të Tiranës tonë dhe ashtu siç vijnë njerëz për të parë sheshin “Skënderbej”, Pazarin apo Kalanë, jam i sigurt se do të jenë një kontingjent njerëzish që do të vijnë në Tiranë vetëm për të parë teatrin”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!