MENU
klinika

"Gjatë verës detajojmë projektin e Teatrit"

Veliaj: Javën tjetër nis ndërtimi i 870 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

24.05.2020 - 16:14

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se duke filluar nga java e ardhshme, do të rinisë punën për ndërtimin e 870 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, që goditi vendin tonë vjeshtën e vitit 2019.

Veliaj e dha lajmin nga Pezë Helmesi, ku i dorëzoi çelësat e banesës së re familjes Kalleshi.

Premtuam se festa e Bajramit do të na gjente me shtëpinë e re, dhe falë miqve si Visari, kjo u bë e mundur në kohë rekord. Por, lajmet më të mira do t’i kemi javën tjetër, me ndërtimin e 870 shtëpive të reja, sapo të mbarojmë me të gjitha procedurat për ofertat. Mandej, do të shpërndahemi në të gjithë territorin që të shfrytëzojmë kohën gjatë verës. Një gjë është e sigurt, kur ne shqiptarët punojmë bashkë bëjmë gjëra të mrekullueshme.

Sheshin Skënderbej e bëmë bashkë, pas vitesh të tëra debati. Po ashtu edhe Liqenin, që kishte vite të tëra që as nuk riparohej Amfiteatri, as nuk çlirohej pjesa e dytë e zaptuar. Bashkë e bëmë Pazarin e ri, i cili ishte zhytur në lluc e në minj, por doli në dritë! Sot është bërë një nga vendet më të bukura. Bashkë e bëmë Kalanë, pjesën e parë, do vazhdojmë me pjesën e dytë. Pavarësisht se na u hodhën në fyt, ato dolën në dritë dhe po shijohen edhe nga njerëzit, ka jetë.

Bashkë bëmë edhe Bulevardin e ri, aty ku do jenë lagjet e reja të Tiranës dhe Tirana e 100 viteve që do të vijnë. Bashkë bëmë stadiumin; kush do e mendonte që stadiumi i Shqipërisë do ishte stadiumi më i mirë në Europën Juglindore që në vitin e parë dhe do të shitej çdo biletë, jo vetëm për ndeshje ndërkombëtare, por edhe për ato lokale. Sigurisht, bashkë do të bëjmë edhe Teatrin. Do të fillojmë shumë shpejt nga puna. Arkitektët do të shfrytëzojnë kohën e pushimeve, që të detajojmë projektin, pastaj kur të rifillojë jeta në shtator, të kemi filluar edhe atë kantier të ri”, u shpreh ai.

Veliaj tha se do të vijojë puna edhe për rikuperimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i shtatorit dhe ai i nëntorit.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!