Franca ka qenë një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, jo vetëm në terma të infektuarish ose viktimash, por edhe për pasojat ekonomike. Me turizmin që mbetet në shifra afër zeros dhe sipërmarrje që tashmë kanë deklaruar falimentimin e tyre, priten muaj të zymtë për ekonominë e një prej vendeve lider të Bashkimit Europian. Por ka edhe njerëz që ofrojnë alternativa të mundshme. Njëra prej këtyreq, është mundësia që vendi të përballojë krizën e padëgjuar duke shitur argjendarinë familjes, pra disa nga senset më të çmuara të kulturës franceze.
Një nga biznesmenët më të njohur në vend, Stephane Distinguin, CEO i kompanisë teknologjike Fabernovel, mendon se këto asete mund të identifikohen thjeshtësisht me disa nga pikturat që prej shekujsh mbrohen në muzetë e Parisit.
“Ditë pas dite, situata po bëhet gjithmonë më e vështirë. Ende po llogarisim miliardat që po humbasim, dhe nuk do të kthehen më. Për këtë arsye duhet të shesim asete të rëndësishme me çmimin më të lartë të mundshëm, por që të mos na pengojnë të ardhmen”.
Pikturat janë një prej këtyre aseteve. “Pikturat lëvizin me thjeshtësi, dhe ne kemi shumë prej tyre. Llogaris që “Mona Liza” mund të shitet për një shifër jo më pak se 50 miliardë euro. Disa thonë se është çmim i ekzagjeruar, por nuk kanë dhënë një shpjegim racional për kundërshtimin”.
Por kush mund të blinte një pikturë me këtë shifër, edhe pse bëhet fjalë për një nga kryeveprat e të gjitha kohërave? “Përshembull Jeff Bezos, do të ishte pak më shumë se paratë që i ka dhënë gruas së parë për divorcin. Por ka edhe mënyra të tjera, mund të “tokenizohet” piktura, si të ishte një bitcoin, dhe çdo person mund të blinte online një copëz të saj virtuale, në ketë mënyrë Franca mund të mbante gjithsesi kontrollin fizik”.
Një ide që duket fantashkencë, por që mjeshtrit Leonardo Da Vinci, që përtej artit kishte edhe pasionin për shkencën dhe teknologjinë, edhe mund t’i pëlqente.