MENU
klinika

Letra/ Sqaron para hetuesve arsyet e vetëdorëzimit

Vetëdorëzohet në polici ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela

16.05.2020 - 17:38

Vetëdorëzohet në polici ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaelt Çela. Ai ishte ne kerkim per trafik droge. Bezat raporton se Cela eshte vetedorezuar ne prani te avokatit te tij, Petrit Ismail. Ai akuzohej bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës.

Çela, i shpallur në kërkim për trafik droge, u dënua ne shtator te 2019-es me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’. Ish-drejtori i policisë së Vlorës, ka sqaruar përmes një deklarate para hetuesve lidhur me arsyet e dorëzimit të tij në këtë moment.

Çela deklaron se nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.

Deklarata e plotë:

Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë.
Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi).
Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.

Më udhëhoqi:
-Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj;
-Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta;
-E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.

Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot.

Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajsinë time sepse ajo mbështetet mbi të vertetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia….
Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbënin “prenë” e radhës.

Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit.
Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.

Në 57 fashikujt “të ashqëtuajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkeljë procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave…

Në këtë proçes, pa asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë fakt e aq më pak provë, prokurorët (në këtë rast, inkuizitorët) një “provë: e dhanë..: se sa i rëndësishëm është reformimi i drejtësisë, të mos stonojë me emrin që ka, të kërkojë dhe japë drejtësinë.

Së fundi, edhe po i falenderoj prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë, shokëve e miqve, më bënë të kuptoj se paska një gjë edhe më të rëndësishme se sa që njerëzit të të duan: që ata të të BESOJNË.

Besimi që patën të gjithë në pafajësinë time, qe oksigjeni dhe arësyeja se përse do eci përpara.
Jam krenar për të gjithë vitet që shërbeva në strukturat e Policisë së Shtetit, ku kam dhënë më të mirën time në të gjitha shkallët e karrierës mbështetur në ndershmërinë, humanizimin dhe profesionalizmin e lartë në kryerjen e detyrave të mia në shërbim të qytetarëve të vendim tim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!