MENU
klinika

Nëse LDK i jep mandatin!

Vjosa Osmani: Do t’i drejtohesha Vetëvendosjes për koalicion…

26.05.2020 - 09:58

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se po t’ia jepte Lidhja Demokratike e Kosovës, mandatin e kryeministrit, Osmani do t’i drejtohej Lëvizjes Vetëvendosje që ta bënte koalicionin qeverisës.

Gjithashtu, Osmani ka thënë se beson që do t’i bënte 61 vota po t’i jepej kjo mundësi.

“Sikur të më thuhej mere mandatin dhe bëj 61 vota, do ta merrja dhe do ta bëja 61’shin duke ju drejtuar Vetëvendosjes, ku besoj se do të arriheshin numrat. Por, asnjë moment nuk është arritur një gjë e tillë”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se nuk e di nëse VV’ja është e gatshme për një koalicion të tillë, por kjo tentativë do të bëhej, sipas saj, që të ruhej vullneti i 6 tetorit.

“Kjo është hipotezë sikur të lejohej partia e dytë të krijonte qeverinë. Nuk e di cfarë do të thoshte Lëvizja Vetëvendosje, unë e di cka diskutoj me ta cdo ditë por jo cka do të thoshin ata”, ka thënë Osmani.

“Ideja është të tentonim ta shpëtonim vullnetin e 6 tetorit”, shtoi Osmani.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat