MENU
klinika

Skenari i fundit/ Çfarë shkruajnë mediat e huaja?

Vrasja që ka trazuar Amerikën me protesta të përgjakshme

30.05.2020 - 14:12

Protesta për të kërkuar drejtësi për vdekjen e njeriut me ngjyrë George Floyd kanë shpërthyer dhe përpara godinës së CNN në Georgia të Atlantës të premten në mbrëmje.

“Tulla, xhama të thyer dhe mbishkrime janë ato që kanë mbetur pas kësaj proteste” tregohen në pamjet e CNN.

Madje ndaj efektivëve janë hedhur dhe fishekzjarre.

“Skena ishte kaotike. Të paktën dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstrative” raportoi nga vendngjarja gazetari I CNN, Nick Valencia. Protesta e cila nisi paqësore u bë e dhunshme më pas.

George Floyd dhe ish oficeri i policisë në Minneapolis kanë qënë pjesë e sigurisë në një klub në Minneapolis , sipas Maya Santamaria, ish pronarja e klubit.

Floyd, të cilin Santamaria e quante një “djalë të shkëlqyeshëm” i njohur për buzëqeshjen e tij të madhe, shpesh ka punuar si roje sigurie kryesisht të martave ndërkohë Chauvin shërbeu si një oficer policie jashtë shërbimit për klubin për gati 17 vjet.

“Unë nuk mund të them me siguri se ata e njihnin njëri-tjetrin,” tha Santamaria për CNN në një intervistë. “Ne kemi punuar të gjithë në klub në pika të ndryshme kohore. “Por ne kemi punuar së bashku disa netë dhe ata mund të jenë parë më njeri-tjetrin”.

Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së tretë në lidhje me vdekjen e Floyd, sipas Avokatit të Qarkut Hennepin Mike Freeman. Chauvin u mor në paraburgim ndërsa protestat e dhunshme vazhdojnë duke kërkuar drejtësi për Floyd.

Santamaria pas videos tronditëse që pa tregoi se: “Unë nuk e kuptova se çfarë po ndodhte”.

Unë vazhdoja të bërtisja në telefonin tim duke i thënë Chauvin që të largohej prej tij. Është kaq e tmerrshme, jam pa fjalë.

Unë e kam njohur atë, nuk mund ta besoj që ai nuk pati zemër ta linte kur Floyd i tha se nuk po merte dot frymë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!