MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj nga osteoartriti. Si t’i trajtoj dhimbjet?

13.05.2020 - 16:48

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Jam 56 vjeç dhe që prej disa kohësh vuaj nga osteoartriti. Doja të dija së çfarë mund të përdor për të qetësuar dhimbjet në momentin që shfaqen dhimbjet?

Mjeku:  Në momentin që shfaqen dhimbjet, rekomandohet regjim shtrati, për 1 ose 2 ditë, derisa të qetësohen. Po ashtu këshillohet të përdoren medikamente antiinflamatore dhe antidhimbje. Këto duhen përdorur për një kohë të shkurtër dhe nën rekomandimin e mjekut. Kortizoni këshillohet shumë rrallë dhe vetëm për mjekim lokal. Kohët e fundit rekomandohen kripërat e acidit hyolloroil që aplikohet në rrugë lokale. Në rastet kur pacienti shfaq enjtje, skuqje të zonës përreth artikulacionit (artrit) rekomandohet vendosja e akullit për një kohë të shkurtër (deri 20 minuta në ditë) derisa të qetësohet dhimbja. Gjithsesi mjekimi medikamentoz i kësaj sëmundjeje duhet të jetë i kombinuar me atë fizik dhe psikofizik. Në disa raste mjaft efikase ka rezultuar të jetë trajtimi kirurgjikal, sidomos për zonën femorale dhe në gjunjë. të këtyre pacientëve u rekomandohet të përdorin analgjezikë. Mjaft e mirë për trajtimin e këtyre problemeve është dhe fizioterapia, e cila duhet të kryhet në bazë të rekomandimeve të mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi person që duhet të përcaktojë kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e këtyre seancave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.