09.06.2020 - 06:53
23 raste aktive me koronavirus janë aktualisht në Fushë Kosovë.
Zëdhënësi për media i kësaj komune Ali Topalli pohon se ditën e djeshme janë identifikuar 2 raste të reja me këtë virus vdekjeprurës.
“Janë raste të kontakteve familjare”, tha ai, për RTV Dukagjinin. Kujtojmë se 8 qytetarë nga Fushë Kosova kanë fituar betejën ndaj COVID-19, ndërsa nuk ka pasur raste fataliteti në këtë komunë.