MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përse më fryhen këmbët dhe ndiej pickime?

02.06.2020 - 17:58

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Jam rreth të 50-ve. Kohët e fundit ndiej se më fryhen këmbët, kam një ndjesi shpimi, i ndjej këmbët të renduara. Më kanë thënë që kjo mund të jetë shenjë e variçeve. Çfarë mund të jetë?

Mjeku: Mund të them se fryerja e këmbëve, ndjesia e shpimit apo këmbët e rënduara(siç I përshkuan) janë disa nga shenjat e shfaqjes së variçeve. Ndërkohë, njerëzit mbi  normën e peshës trupore  janë më të prirur për të bërë vena varikoze për arsye të mbipeshës trupore si dhe të rritjes së presionit të gjakut brenda venave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.