“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam kaq kohë me një glicemi të ulët nën 60. Kam një dhimbje gishtash në këmbë e më duket sikur do të bëhen plagë. Dua të di a ndikon kjo ulje e glicemisë apo jo?
Mjeku: Nëse vuani nga diabeti dhe jeni me mjekim për këtë sëmundje, është e mundshme që të ndodhë edhe ulja e sheqerit në moment të caktuara, por nuk është diçka normale të ndodhë vazhdimisht. Diçka nuk shkon me mjekimin. Nëse nuk jeni duke marrë mjekime për diabetin, gjendja është pak më shqetësuese, që do të thotë se vuani nga hipoglycemia kronike.
Në këtë rast duhet të konsultoheni dhe të merrni një mjekim, sepse gjithmonë pas kësaj gjendjeje fshihet një shkak.
Sa për shqetësimet në gishta, mund të kenë lidhje me vuajtjen e nervave të gishtërinjve nga mungesa e sheqerit. Për plagë nuk ka asnjë rrezik.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.