MENU
klinika

Vijojnë sot negociatat për zgjedhoren

A do ketë “tym të bardhë”?

03.06.2020 - 08:18

Ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, do të takohen sërish me përfaqësuesit e Këshillit Politik sot në orën 11:00.

9 orë negociata të një ditë më parë në rezidencën e Ambasadës amerikane u mbyllën pa ndonjë rezultat.

Megjithatë Ambasadorët deklaruan se progres është bërë dhe se Këshilli Politik duhej të mblidhet nesër për të arritur marrëveshjen.

Ajo që të gjithë ambasadorët theksuan në një zë ishte se partitë duhej të heqnin dorë nga kërkesat që shkonin kundër rekomandimeve OSBE/ODIHR.

Yuri Kim: Shpenzuam pothuajse 9 orë me anëtarët të këshillit politik. Ishte një ditë dhe e gjatë. Por është bërë përparim. Ishte e vështirë për të gjitha palët. Të gjithë kanë dhënë që Shqipëri të fitojë. 25 marsi ishte një pikë kthese. BE ka vendosur në sërë kushtet për nisjen e negociatave dhe mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Kështu qëllimi sot dhe nesër, është që Shqipëri t’i përmbushë këto rekomandime. Nëse partitë duan të arrijnë konsensus përtej këtyre rekomandime, ne i mirëpresim. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar, nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në Evropë dhe SHBA do të bëjë gjithçka që ka në dorë për këtë proces.

Luigi Soreca: Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune të gjithë së bashku dhe kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për Bashkimit Europian është e rëndësishme që të mund përmbushen kushtet dhe që të fillojë procesi i anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Kufijtë janë rekomandimet e vendosura nga OSBE ODIHR. Kjo është ajo gjë që Këshilli Europian po i kërkon Shqipërisë. Shumë shpejt Komisioni Evropian do të mund të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë punën më të lehtë për këtë kornizë.

Dëshiroj të falenderoj të gjitha palët për qasjet e tyre konstuktive dhe i ftoj gjithashtu që të vazhdojnë me të njëjtën qasje konstruktive edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli kështu që le mos ta shpërdorojmë.Para se gjithash është në interes të popullit shqiptar, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duncan Norman: Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por mbetet ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të lira herën e ardhshme. Le të përfundojmë punën.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!