MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të shkaktohet kapsllëk nga ilaçet?

30.06.2020 - 09:21

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A mund të shkaktohet kapsllëk nga ilaçet?

Mjeku: Po, ka ilaçe që shkaktojnë kapsllëk. Ilaçe të tilla janë:

* ilaçet kundra dhimbjes,

* antiacidet që kanë në përbërje alumin dhe kalcium,

* ilaçet e hipertensionit,

* ilaçet kundra sëmundjes së Parkinsonit,

* antispastikët,

* antidepresantët,

* mjekimi me hekur,

* diuretikët,

* antikonvulsantët

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.