“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A ndikon pesha ime tek hipertensioni?
Mjeku: Hipertensioni njihet zakonisht si Presioni i Lartë i Gjakut. Ai është një gjendje shëndetësore kronike në të cilën presioni i gjakut qëndron i rritur. Hipertensioni nuk ka simptoma specifike dhe quhet “vrasësi i heshtur”.
Të qenët mbi peshë mund të çojë në hipertension, i cili më pas mund të çojë në infarkt, insufiçencë kardiake, aneurizëm, diabet të tipit 2, forma të ndryshme të kancerit dhe insufiçencë renale – sëmundje këto që mund të jenë të gjitha fatale. Kështu, nëse i kushtoni vëmendje peshës suaj, kjo mund t’ju ndihmojë të keni një shëndet më të mirë në përgjithësi.
Të qenët mbi peshë është një shqetësim i ditës në të gjithë botën. Mbi 1 miliardë të rritur në të gjithë botën janë mbi peshë, nga të cilët rreth 300 milionë janë obezë./
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.