Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas mbledhjes që ka mbajtur Qeveria e Kosovës ka treguar për vendimet që janë marrë. Hoti ka thënë se nga nesër qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.
“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.
Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratojë “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”.
I pari i qeverisë shtoi se do të rekrutohen 20 specialistë shëndetësorë të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e masave që do të dalin nga ky manual.
Postimi i plote:
1. Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.
2. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratoj “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”.
3. Do të rekrutojmë 200 specialistë shëndetësorë që do të mbikqyrin zbatimin e masave që dalin nga ky manual.
Vazhdojmë me maturi e respektim të masave për mundjen e plotë të virusit #COVID19, deri në hapje të plotë.
#QeveriaHoti
#RKS