MENU
klinika

Urimet e Grenell dhe Lajçak

BE dhe SHBA përgëzojnë qeverinë e re në Kosovë

03.06.2020 - 14:25

I dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka uruar qeverinë e re me në krye Avdullah Hotin.

Në një komunikim për mediat, Grenell ka thënë se mezi pret rifillimin e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Kujtojmë që ditën e sotme me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar qeveria e re e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet me kryeministër Avdullah Hotin.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian ka përgëzuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Përmes një shënimi në twitter, i dërguari spacial për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, ka përgëzuar qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hoti, dhe i ka bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që raporti me BE të avancojë më tej.

“Bashkimi Europian përgëzon qeverinë e re të Kosovës drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, dhe i bën thirrje që të bëjë hapa përpara në punën tonë të përbashkët për avancimin e raporteve BE-Kosovë”.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat