MENU
klinika

Nga sot në gatishmëri dhe Spitali i Fëmijëve

‘Gjunjëzohet’ M. e Veriut, numër rekord viktimash e të infektuarish

21.06.2020 - 11:13

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut ndërruan jetë 11 persona nga virusi COVID-19, që është numri më i madh dhe për herë të parë numër dyshifror prej fillimit të epidemisë para katër muajve.

Raste të reja të konfirmuara prej dje janë edhe 185 nga 1364 testime, ndërsa më shumë se gjysma (96) janë në Shkup. Numri i të diagnostikuarve arriti në 5005.

Në mesin e të infektuarve janë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, dhe nëna e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Pozitivë me COVID-19 me pasqyrë më të lehtë dhe mesatare klinike, të rritur dhe fëmijë, prej sot do të pranohen edhe në Spitalin e fëmijëve në Kozle.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'po ndodh nga Shqipëria në Kroaci dhe Greqi?

DW bën bilancin/ “Ballkani në kthetrat e Coronës!”

“Maqedonia e Veriut paralizohet nga COVID-19”

DW: Shpërthen vala e re e virusit, ndalime masive të lëvizjes