MENU
klinika

Marrëveshja me Kosovën/ Daçiç: Por nuk jemi optimist

“Dashtë Zoti të zgjidhet dhe të kënaq interesat tona nacionale”

15.06.2020 - 07:04

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka vazhduar me deklarata lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se suksesi në dialog varet nga ajo se sa pala kosovare është e gatshme për kompromis.

“Nëse ata mendojnë se kompromisi dhe zgjidhja është që ne thjesht ta njohim Kosovën, duhet ta dinë që është jo reale dhe askush nuk mund ta kërkojë këtë”, ka thënë Daçiç për TV Pink.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se qëllimi i tyre është që Serbia të ruajë interesat e saj nacionale dhe shtetërore. Më tej ai ka thënë se tash e tetë vjet, po luftuar për temën e Kosovës.

“Në këto tetë vjet, ne kemi filluar negociata serioze dhe dialogu duhet të vazhdojë. Sigurisht se ne kemi bërë edhe diçka të gabuar. Së pari, fakti që ne iu drejtuam Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg, të cilën ata e përdorin sot si alibi se gjithçka është zgjidhur, dhe tjetra është se Tadiq e ndryshoi vendimin e Qeverisë dhe rezolutën e paraqitur të Jeremiqit e barti në Bruksel”, tha Daçiç.

Siç thotë ai, çfarëdo që të bëhet dhe çfarëdo marrëveshje të arrihet, ajo duhet të verifikohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ekziston dëshira për të shpejtuar negociatat, por edhe një mungesë idesh se cili do të ishte ai kompromis”, tha Daçiq, duke theksuar se Beogradi e ka thënë qartë se do të vazhdojë dialogun pas zgjedhjeve.

“Dashtë Zoti që të zgjidhet kjo dhe ne të kënaq interesat tona nacionale, por nuk jemi shumë optimistë”, tha Daçiç.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat