MENU
klinika

Përhapja masive e koronavirusit

Del në dritë dokumenti sekret: OBSH akuzon Kinën…

02.06.2020 - 17:52

OBSH e falënderoi qeverinë kineze vazhdimisht për ndarjen e menjëhershme të hartës gjenetike të virusit dhe tha se puna dhe përkushtimi i saj për transparencë ishin “shumë mbresëlënëse”.

Por “Asociated Press” shkruan se prapa kësaj skene ishte një histori shumë e ndryshme, që ka të bëjë me zhgënjimin e zyrtarëve të OBSH-së nga Pekini, pasi ata i kishin kërkuar informacion të nevojshëm për të luftuar përhapjen e COVID-19 dhe nuk kishin marrë përgjigje.

Dokumentet e fshehta të OBSH-së të zbuluara nga AP që kanë të bëjnë me Covid-19 dhe për regjistrimet e takimeve konfidenciale të drejtuesve të saj, duket se shkarkojnë nga përgjegjësia Tedros Adhanom Ghebreyesus, ish-ministrin e shëndetësisë të Etiopisë dhe sot menaxher i përgjithshëm i OBSH.

Donald Trump, duke akuzuar Tedros se ishte një kukull në duart e Pekinit, shkurtoi fondet për OBSH në mes të pandemisë. Nga ana tjetër, Presidenti Kinez Xi Jinping, ishte ai që e ngriti Tedros në vitin 2017 në krye të organizatës, por përkundër kërkesave të tij të vazhdueshme, ai vonë dha informacione për gjenomin e COVID-19, duke ‘kontribuar’ në kaosin e përgjithshëm dhe numrin e viktimave. E gjendur mes dy zjarreve, OBSH deri më tani ka preferuar të shkojë drejt, duke hequr dorë nga polemikat dhe duke u përqendruar në luftimin e epidemisë. Por informacioni i ri duket se dobëson edhe pozicionet e Uashingtonit dhe Pekinit.

Nuk ka dyshim dhe ky është konkluzioni i parë i hetimit mbi OBSH, se Pekini veproi me keqbesim: jo vetëm për vonesat në komunikimin e evolucionit të epidemisë, por mbi të gjitha për çështjen e gjenomit, hartës gjenetike e virusit.

Shkencëtarët kinezë, falë përvojës së fituar me epidemi të tjera, duke filluar me SARS ishin të përgatitur për ekzaminimin gjenetik të viruseve, e cila ishte thelbësore për ta zbuluar dhe luftuar atë kudo ku ai shfaqet.

Problemi?

Në 5 janar të vitit 2020, pasi u mbështet në fjalët e Pekinit zyrtar, OBSH deklaroi se nuk ekzistonte rreziku i transmetimit nga njeriu tek njeriu.

Por realiteti ishte krejt ndryshe: koronavirusi u përhap me shpejtësi të madhe. Ndoshta Tedros dhe bashkëpunëtorët e tij kishin dyshime të forta, por ata nuk dinin se çfarë të bënin.

Hetimi i ‘AP’ përqendrohet pikërisht në këtë pikë: OKB dhe agjensitë e saj nuk kishin fuqi të mjaftueshme për të kërkuar informacionin e nevojshëm nga vendet anëtare.

Tedros shpresonte të kishte një kopje të gjenomit, në mënyrë që të paralajmëronte të tjerët për një rrezik të mundshëm. Sipas hetimit të ‘AP’, vonesat dhe paaftësia krijoi probleme për OBSH. Nga ana tjetër, është pikërisht sjellja e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dy fuqive kryesore, që shtron pyetje dhe kritika. Dhe për të çuar në kërkesën për hapje më të madhe të të gjithëve ndaj fuqisë hetimore të Gjenevës.

Tedros shpresonte të kishte një kopje të gjenomit, në mënyrë që të paralajmëronte të tjerët për një rrezik të mundshëm: edhe këtu pa një përgjigje, pavarësisht nga fakti se kishte laboratorë të ndryshëm kinezë të përfshirë në analiza laboratorike.

Sipas hetimit të AP, rreziku i vonesave dhe paaftësisë ka krijuar probleme për OBSH, për sa i përket imazhit, dhe madje edhe mbijetesës.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!