MENU
klinika

Kërkon pezullimin e tij

Dhuna ndaj 15-vjeçarit tek Liqeni/ Prokuroria nis hetimet ndaj policit

03.06.2020 - 14:17

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për policin që akuzohet se ka dhunuar 15-vjeçarin Sarandi Çobo, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë tek Liqeni Artificial në kryeqytet.

Prokuroria kërkon pezullimi nga detyra, te efektivit te policisë Glein Ndreu, ndërsa njofton se po ashtu vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

Ngjarja ndodhi më 16 maj, kur vendi ndodhej në karantinë për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa 15-vjeçari u akuzua nga policia se e kishte thyer atë duke dalë xhiro me biçikletë.

Ndërkohë, pak më herët ditën e sotme nëna tij, Zaida Çobo paditi kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, pas publikimit të një video nga ky i fundit, ku pretendonte se Çobo  shfaqej me armë.

Objekti i padisë ishte shpërblim dëm–jo pasuror të shkaktuar paditëses, nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milionë lekë.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedim penal per te evidentuar veprimet e dhunshme te kryera nga punonjësit e policisë se shtetit, per rastin e te miturit S.Ç. Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera eshte kerkuar ne gjykate, pezullimi nga detyra, te efektivit te policisë G.N, sipas nenit 242 te Kodit te Procedurës Penale. Veprimet hetimore vijojnë per evidentimin e pergjegjesise penale te personave te tjere te përfshirë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!