Kur Xi Jinping erdhi në pushtet në Kinë në 2013, nuk kishte dyshim se ky shekull do të ishte shekulli i Kinës.
Vendi ishte një peshë e rëndë e padiskutueshme ekonomike. Dhe pjesa tjetër e botës e mirëpriti zhvendosjen e qëndrueshme dhe paqësore të fuqisë globale nga Perëndimi në Lindje.
Por gjithçka që ka ndryshuar tani, është falë Xi.
Problemi me Xi dhe rrethin e tij është se ata e perceptojnë historinë e Kinës dhe trajektoren e ardhshme nga një këndvështrim Han-nacionalist.
Sipas tyre reformat ekonomike të Deng Xiaoping nuk janë thjesht një triumf i reformës dhe qeverisjes i cili i ka shërbyer mirë popullit kinez, por ato janë një rigjallërim.
Suksesi është “hakmarrje” për dy shekujt e “poshtërimit” që Kina, ka pësuar në duart e Perëndimit.
Prandaj nuk është e mjaftueshme që Kina të fitojë lojën gjeo-politike globale brenda sistemit global të bazuar në rregulla.
Filloi mjaft mirë: nisma “Rruga e Re e Mëndafshtë” me të cilën Kina do të ndërtonte infrastrukturën tregtare për t’i shërbyer shekullit të ardhshëm të tregtisë euroaziatike është një ide e mirë në parim, dhe mund të ketë qenë një ndihmë e madhe për shumë vende në zhvillim.
Por brenda vetëm pak vitesh, ai degjeneroi në një mekanizëm të papërpunuar të “diplomacisë së borxhit”, që kujton praktikën perandorake evropiane të shekullit XIX.
Ndërkohë, mbi 1 milion qytetarë igguri vazhdojnë të burgosen në kampe përqendrimi. Për më tepër, Hong Kongu është duke u shtypur për t’iu përmbajtur idesë së “dy sistemeve” në marrëveshjen “një vend, dy sisteme”. Më në fund, Tajvani është kërcënuar me pushtim. Pastaj, Pekini vazhdon zgjerimin e tij të fuqishëm ushtarak në Detin e Kinës së Jugut, dhe luftërat e tregtisë vazhdojnë. Këto janë vetëm disa nga shumë aspekte të tjera të strategjisë kineze.
Gjëja e rëndësishme që duhet të theksohet për të gjitha këto është se ato janë të rrënjosura në atë supremacizëm, dhe ata të gjithë po shkatërrojnë, atë që do të ishte ngritja e pashmangshme e Kinës.
Në ditët e sotme, pothuajse për këdo që i është dashur të ndërveprojë me Kinën, nga qeveritë afër dhe larg, tek bizneset, tek OJQ-të dhe madje qytetarët e zakonshëm të pjesës tjetër të botës, janë jashtëzakonisht të shqetësuar për ndërhyrjen e mëtejshme kineze.
Dhe pastaj, nisi pandemia e koronavirusit. Qeveria e Xi Jinping mban një përgjegjësi të madhe për përhapjen globale të kësaj pandemie këtë herë sepse ata u përpoqën të fshihnin përhapjen e virusit në javët e para të përhapjes së tij.
Është shumë herët për të thënë nëse e gjithë kjo është e mjaftueshme për të shmangur tërësisht ngritjen e Kinës në rëndësi globale këtë shekull, por është e drejtë të thuhet se pjesa tjetër e botës sigurisht që nuk po e pret atë më, duke e ngadalësuar një zhvillim të tillë.
Dhe e gjithë kjo për shkak të keq-gjykimit dhe keqmenaxhimit të Xi.
Dr. Azeem Ibrahim është Drejtor në Qendrën për Politikë Globale në Uashington, DC.