MENU
klinika

Gjykata s’e arsyeton vendimin e dhënë

Falsifikoi dokumentet, Apeli rikthen në detyrë Luan Dacin

06.06.2020 - 09:33

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi dje rikthimin në detyrë për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm, Luan Daci.

Në seancën e djeshme u rrëzua vendimi i dhënë nga Gjykata e Posaçme për pezullimin e Dacit nga detyra. Gjyqtari i KPA-së u vu nën akuzë për falsifikim dokumentesh, gjatë aplikimit për postin e lartë në sistemin e drejtësisë. Por, sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, nuk mund të pengojë që gjyqtari Luan Daci të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, deri sa Prokuroria e Posaçme të përfundojë hetimet.

Në vendimin e dhënë mesditën e djeshme, Gjykata e Posaçme e Apelit nuk i bëri të ditura arsyet e rrëzimit të vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë dhe rikthimin e Dacit në detyrë. Trupa gjykuese që vendosi rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë kryesohej nga gjyqtari Dhimitër Lara dhe anëtarë, Nertina Kosova dhe Sokol Binaj. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, përfaqësohej nga prokurori Altin Dumani.

Ndërkohë, pas përfundimit të seancës, avokati i Luan Dacit, Andi Duraj, është shprehur se mbrojtja e tyre në këtë proces është bazuar në thelbin e mbrojtjes së gjyqtarit të Kushtetueses, parashkrimin e masës disiplinore dhe në faktin se një kërkesë e thjeshtë si ajo për punësim nuk përbën një dokument. Sakaq, në seancën e djeshme ka qenë i pranishëm edhe vetë gjyqtari Luan Daci, i cili në përfundim nuk preferoi ta komentonte vendimin e dhënë së fundmi nga Gjykata, apo akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Tashmë, me vendimin e dhënë në Apel, Dacit iu hap rruga për t’u rikthyer në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe të vazhdojë shqyrtimin e dosjeve të lëna pezull, që prej kohës kur ai u pezullua nga detyra me kërkesë të SPAK-ut.

AKUZA NDAJ GJYQTARIT

Më 20 maj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi se Daci ishte marrë i pandehur për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. “Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 1997″, deklaroi SPAK. Paralelisht me procedimin, SPAK mori në Gjykatë masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit. Pas masës së sigurisë në Shkallën e Parë, avokatët Andi Duraj dhe Jordan Daci e cilësuan si të paligjshme akuzën dhe masën e pezullimit të Gjykatës.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!