MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fëmija im fle vonë natën. A rrezikohet nga obeziteti?

03.06.2020 - 11:55

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Fëmija im fle vonë natën. A rrezikohet nga obeziteti?

Mjeku:  Lidhja mes gjumit dhe peshës është komplekse. Fëmija nuk do të ndikohet negativisht nëse do të ketë vetëm disa ditë me gjumë të parregullt. Por, kur kjo gjë përsëritet shpesh dhe ndodh të bëhet edhe standarte, mund të fillojnë të krijohen probleme.

Sipas specialistëve çfarë dihet është që koha e gjumit tek fëmijët lidhet me nivele më të larta të insulinës dhe gjithashtu me ndjeshmëri më të lartë ndaj saj, që do të thotë se trupat e tyre mund të mos jenë të aftë ta procesojnë insulinën dhe glukozën në mënyrën e duhur, gjëra këto që mund të çojnë në shtim të peshës.

Përveç kësaj, studimet tregojnë se mungesa e gjumit rrit dëshirën për të ngrënë, dhe plogështia nga mungesa e gjumit ul aktivitetin fizik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.