MENU
klinika

Ç'mendon në të vërtetë Trump për liderët europianë?

“Gjithçka që Macron prek, kthehet në m*t”

23.06.2020 - 09:16

Drejtuesve europianë ndoshta nuk kanë nevojë të dinë të gjitha prapaskenat politike për të ditur që Donald Trump është një lider i paqëndrueshëm që nuk i ka në konsideratë shumë prej tyre.

Sidoqoftë, detajet e atyre që presidenti amerikan mendon për politikanët elitarë të Europës, të zbuluara në librin tronditës të ish- këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton, kanë zemëruar shumë liderë europianë.
Trump e ka quajtur Bolton një “gënjeshtar të pakënaqur” që donte vetëm të shkonte në luftë”, ndërkohë që sekretari i Shtetit Mike Pompeo e cilësoi ish zyrtarin si një “tradhtar”. Por përveç sekreteve politike të Shtëpisë së Bardhë të rrëfyera në libër, Bolton ka zbuluar edhe pikëpamjet e Trump për Europën.

Çfarë mendon Trump për Emmanuel Macron

“Trump nuk e pëlqen më as kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe as presidentin francez Emmanuel Macron, por i toleron ata, duke u përpjekur të bëjë shaka nëpër takime,” shkruan Bolton.

Por qëndrimi i Trump ndaj presidentit francez nuk është gjithmonë konsistent. “Trump nisi ta simpatizonte Macronin kur donte të të takohej me presidentin iranian Hassan Rouhani, duke e cilësuar Macron si më të mirët e evropianëve,” shkruan Bolton.

“Në samitin e NATO-s për 2017-ën, Trump akuzoi Macron se kishte zbuluar për palë të treta bisedat e tyre, gjë që Macron e mohoi. Trump më vonë nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të Macron se çfarë po planifikonte të bënte SHBA në lidhje me tregtinë me Kinën”, thekson Bolton.

Ndërkohë, gjatë negociatave për marrëveshjen bërthamore të Iranit në vitin 2019, Bolton thotë se Trump i tha atij se “gjithçka që Macron prek kthehet në m”t”.

Çfarë mendon Trump për Angela Merkel dhe Gjermaninë

Pikëpamja e presidentit për kancelaren gjermane reflektohet si respekt për vendin që ajo drejton, ashtu edhe acarimin me politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë.
“Trump kishte respekt të madh për kancelaren Merkel, duke vërejtur se babai i tij ishte gjerman, dhe nëna e tij skoceze,” shkruan Bolton në një kapitull mbi samitin e NATO-s 2017 në Bruksel.

Në të njëjtin takim, Trump “puthi Merkel në të dy faget,” para se të thoshte “Unë e dua këtë grua”, pas angazhimi të anëtarëve europianë të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
Por presidenti amerikan nuk e ka fshehur kundërshtimin e tij për projektin e tubacionit të gazit Nord Stream 2. “Eshtë shumë trishtueshme kur Gjermania bën një marrëveshje masive nafte me Rusinë. Ne po mbrojmë të gjitha këto vende, dhe ata bëjnë një marrëveshje me Rusinë, citon Bolton Trump gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. “Ne do të duhet të bëjmë diçka. Gjermania është kapur nga Rusia”.

Çfarë mendon Trump për Brexit, Theresa May dhe Boris Johnson

Bolton shkruan se presidenti Trump donte të ndihmonte Britaninë në procesin e Brexit.
“Zbatimi i kësaj politike ishte keqpërdorur në mënyrë katastrofike, duke kërcënuar kështu stabilitetin politik të vetë Britanisë,” shkruan ai.

“Ne duhet të kishim bërë shumë më tepër për të ndihmuar konservatorët në Britani dhe sigurisht që u përpoqa. Fatkeqësisht, përveç Trump dhe meje, pothuajse askush në Administratë nuk i interesonte”, shkruan Trump.

Dhe ish zyrtari i Shtëpisë së Bardhë pretendon
se Boris Johnson është lideri i preferuar i Trump, krahas Shinzo Abe, kryeministri i Japonisë.

Mbi Jean-Claude Juncker, presidentin e Komisionit Europian deri vitin e kaluar, Trump tha se ai mendonte se ishte “një njeri i mbrapshtë që urrente Shtetet e Bashkuara në mënyrë të dëshpëruar”./ SI