Me anë të një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se është riorganizuar ditën e sotme me qëllim organizimin e punës për rritjen e rezultateve në luftën kundër krimit.
Kurba ka kapërcyer çdo parashikim/ Alarmohet Maqedonia e Veriut, 7 viktima dhe 89 raste të reja në 24 orët e fundit. Ministri i Shëndetësisë merr vendimin urgjent
NJOFTIMI:
Sot me datën 01.06.2020 u zhvillua një mbledhje e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritjet të efektivitetit të ushtrimit të ndjkjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative. Në përfundim :
Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi ;
Nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore : ushtrimi i ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsionit ;
Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prokurorët e ushtrojnë ndjekjen penale në dy seksione si më poshtë :
Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.
Altin Dumani
Vladimir Mara
Behar Dibra
Ened Nakuçi
Doloreza Musabelliu
Elida Kaçkini
Seksioni Kundër Korrupsionit.
Edvin Kondili
Klodjan Braho
Enkeleda Millonai
Dritan Prençi
Sotir Kllapi
Nisur nga nevoja për të rritur efektivitetin e punës dhe ushtrimit të ndjekjes penale në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ;
Duke vlerësuar rezultatet në punë, aftësitë organizative, vlerësimin e përformancës etike dhe profesionale, si dhe vjetërsinë në punë si prokuror ;
Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që :
Zoti Altin Dumani emërohet Zëvëndës Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar.
Zoti Edvin Kondili emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.