01.06.2020 - 16:02
Pas problemeve që shkaktoi në pikën kufitare të Morinës, ku mjete nga Shqipëria janë penguar nga pala kosovare, pasi duhet të bënin dezinfektimin, vjen një reagim nga ministria e Brendshme kosovare.
Përmes një deklarate zyrtare, thuhet se është pezulluar kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.
NJOFTIMI
Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.
Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.
Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.