MENU
klinika

Ceremonia shtetërore

Hoti nis detyrën me homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

04.06.2020 - 09:08

Kryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti mori sot zyrtarisht detyrën e tij, i pritur nga sekretari Fitim Krasniqi.

Me një ceremoni shtetërore para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hoti, i vetëm parakaloi para Gardës së shtetit.

foto galeri

Ndërkaq, ish-kryeministri Albin Kurti në një video mesazh, të mërkurën tha se nuk do të jetë prezent në dorëzimin e detyrës së tij.

foto galeri

Kryeministri Avdullah Hoti sot në ditën e parë të detyrës së tij do të bëj homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë.

Qeveria Hoti një ditë më parë u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat