MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ilaçi për dhëmbët, a më shkakton probleme me veshkat?

12.06.2020 - 19:14

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam pasur disa probleme me shëndetin dentar dhe mora disa mjekime për heqjen e infeksionit, ndër të cilat edhe antibiotikun amoxil. Ende pa e përfunduar këtë të fundit, kam tre ditë që ndiej dhimbje në mes, në veshka mendoj. A mund të më ketë shkaktuar dëme? Çfarë më këshilloni?

Mjeku:  Amoxocilina në përgjithësi s’jep probleme me veshkat, vetëm nëse ke probleme me disfunksione të veshkave. Më mirë të bësh një kontroll të veshkave ose të përgjithshëm pasi ndoshta nuk është fare problem. Por duhet të keni parasysh thirrjen e përhershme që bëhet lidhur me kujdesin për dhëmbët, pasi vetë infeksionet e dhëmbëve japin probleme me veshkat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.