MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam ngelur shtatzënë edhe pse kam përdorur kontraceptivë. A dëmtohet foshnja?

04.06.2020 - 08:00

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam ngelur shtatzënë edhe pse kam përdorur kontraceptivë. A dëmtohet foshnja?

Mjeku: Në përgjithësi, përdorimi i barnave kundër shtatzënisë, nuk është arsye për t’u shqetësuar. Megjithëse diçka e tillë nuk është e rekomandueshme, kjo haset shpesh te gratë.

Sipas Kongresit Amerikan të Obstetër-Gjinekologëve, nuk ka rrezik për defekte në lindje, nëse gjatë shtatzënisë përdoren kontraceptivë. Sidoqoftë, sipas një studimi të kryer në vitin 2009, mund të ekzistojë një lidhje e mundshme mes përdorimit të kontraceptivëve në kohën që nëna ka mbetur shtatzënë dhe rrezikut që foshnja të lindë nën peshë apo para kohe. Mos harroni se pjesa më e madhe e foshnjave lindin të shëndetshme.

Sidoqoftë, këshillohuni me mjekun nëse jeni të shqetësuara se në fillimet e shtatzënisë keni përdorur kontraceptivë dhe nëse doni të siguroheni që foshnja është në rregull.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.